Djemtë e Liridonës shkojnë në Suedi, merren në përkujdesje nga shteti. Së fundmi u arrestua edhe…

Dy djemtë e mitur të Liridona Ademajt kanë udhëtuar të shtunën drejt Suedisë. Shteti suedez i ka marrë ata në përkujdesje. Kujtojmë se dy fëmijët janë shtetas suedezë.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë.

Një prej tyre, më saktësisht personi që dyshohet se i ka siguruar armën Murselit, u arrestua mbrëmjen e së shtunës.

SHKARKO APP