FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dorëheqja, kërkesë e Serbisë”, Krasniqi flet për zgjedhjet në Veri: S’ka një peticion

Ministri Elbert Krasniqi thotë se qeveria e Albin Kurtit i ka përmbushur detyrimet në marrëveshjen e Bratisllavës me BE-në për zgjidhjen e krizës në Veriun e Kosovës.

Të huajt shprehen se pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat e kontestuara, problemi nuk do të konsiderohet si i tejkaluar. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryetarëve aktualë, si mënyrën më të shpejtë për të ecur përpara.

“S’ka asnjë autoritet që t’i kërkojë një kryetari të komunës të japë dorëheqje. Ky është akt moral. Unë kam komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave dhe ata besojnë se kjo është demokracia. Ne duhet të përkujdesemi për demokracinë dhe jo për dëshirat e kujtdo qoftë. Dhënia e dorëheqjeve është kërkesë e Beogradit dhe ne nuk jemi këtu për t’u brengosur se çka mendon dhe kërkon Beogradi”,-tha ministri për Administrimin e pushtetit lokal në Kosovë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?