Draghi fiton votëbesimin, por qeveria në rrezik

Kryeministri italian Mario Draghi, e fitoi votëbesimin këtë të mërkurën në Senat, por ishte një fitore e zbrazët pasi bojkotimet nga tre prej aleatëve të tij kryesorë të koalicionit në votim, praktikisht dënuan çdo perspektivë për mbijetesën e qeverisë së tij të unitetit.

Votimi i të mërkurës shkoi 95 me 38 në favor të qeverisë së Draghit në Senatin prej 315 anëtarësh, pasi ligjvënësit braktisën në shumicë votimin.

Zhbërja e shpejtë i koalicionit 17-mujor të Draghit, mund ta shtyjë Presidentin Sergio Mattarella të shpërndajë Parlamentin, duke i hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në fund të shtatorit.

SHKARKO APP