Dy viktima dhe 10 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut
Dy viktima dhe 10 raste të reja me Covid janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 2 473 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 10 raste të reja. Rastet e reja janë konfirmuar shtatë në Shkup dhe nga një rast në Tetovë, Strugë dhe Prilep.
Po ashtu janë shëruar 16 persona duke e çuar në 150 295 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërkaq nga fillimi I pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 156 086 pacientë, mes të cilëve kanë humbur jetën 5 491 qytetarë.