Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:21 Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dyshimet për ngjarjen e Kumanovës në Maqedoni vazhdojnë edhe sot

Rajoni E mërkurë, 21 Prill 2021 11:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fatjona Mejdini

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqiptarët në qytetin maqedonas të Kumanovës filluan ta quanin pjesën e qytetit në të cilën jeton shumica prej tyre “Lagjja e Trimave” në fillim të viteve 1990.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

23 Tetor 2026, 07:35
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Askush në lagje nuk mban se se cili qe ai që e quajti i pari kështu, por ata e dinë përse.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E ndodhur në Maqedoninë veri-lindore, më pak se 20 kilometra nga kufiri me Kosovën, ku 20,000 shqiptarë etnikë përbëjnë thuajse gjysmën e popullatës, Kumanova ka qenë afër zonave të konfliktit për dy dekada.

Gjatë konfliktit të vitit 2001 mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave maqedonase të sigurisë, lufta shpërtheu në komunën fqinje të Lipkovës, ndërsa bombat shpërthyen edhe në mes të Kumanovës gjithashtu.

Shqiptarët në qytet janë krenarë t’i thonë vizitorëve se “burra trima nga Kumanova” kanë luftuar për kauzën shqiptare kurdo që është nevojitur dhe shumë prej tyre kanë humbur jetën për këtë arsye.

Por një vit më parë, luftimet erdhën në zemër të “Lagjes së Trimave” gjatë dy ditëve të dhunës ku 10 shqiptarë të armatosur dhe tetë policë u vranë.

Qeveria maqedonase tha se shqiptarët e armatosur, nëntë prej të cilëve nga Kosova dhe një nga Shkupi, ishin terroristë që sulmuan policinë në përpjekje për të krijuar një trazirë etnike.

Por shqiptarët në Maqedoni, si dhe partitë opozitare të vendit, dyshojnë se përplasja e armatosur dy-ditore në majin e shkuar ishte një sajesë, e krijuar për të devijuar vëmendjen e publikut nga shkeljet politike pasi lideri i Social Demokratëve në opozitë, Zoran Zaev filloi të publikojë detajet e bisedave të përgjimeve mes zyrtarëve të lartë të shtetit.

“Duket se shërbimet sekrete maqedonase e kanë krijuar çështjen për të shmangur vëmendjen nga Zaevi [akuzat e përgjimeve], që u bënë një shqetësim i madh për regjimin e [ish-kryeministrit dhe liderit të partisë VMRO DPMNE, Nikola] Gruevski,” pretendoi Xhenis Sulimani, një gazetar nga Kumanovaa.

“Me këtë çështje, Gruevski doli si një hero dhe luftëtar kundër terroristëve,” tha Sulimani për BIRN.

Kryengritës me eksperiencë

Personat e armatosur që u qëlluan për vdekje apo u arrestuan pas luftimit ishin kryengritës me eksperiencë, ish-anëtarë të Ushtrisë Cllirimtare të Kosovës dhe të një grupi rebel në veri të Serbisë quajtur Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, që veproi nga 1999 deri në 2001. Disa prej tyre gjithashtu luftuan në konfliktin e armatosur maqedonas në 2001.

Por megjithëse shumica e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni besojnë se të drejtat e tyre civile ende po pengohen, asnjë person në Kumanovë nuk donte të fillonte një konflikt të ri të armatosur, thonë vendasit.

“Askush nuk donte të ngrihej dhe ta gjente veten mes plumbave të qëlluar nga njerëz që ata nuk i njihnin”, tha Sulimani.

Shqiptarët në Kumanovë janë shumë ngurrues për të folur me median rreth personave të armatosur që humbën jetën gjatë luftimit.

Por një mik i Fadil Fejzullahit, një burrë që u arrestua për strehim të rreth 39 ushtarëve në shtëpinë e tij, i tha BIRN se ata nuk ishin në Kumanovë kur filloi një betejë me policinë.

“Fadili më tha se ata erdhën në Kumanovë për të tërhequr vëmendje ndërkombëtare rreth shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni,” tha miku i Fejzullahit në kushtet e anonimitetit.

“Ata ishin përgatitur për të dhënë një deklaratë dhe për t’u përpjekur të negocionin një marrëveshje për të drejta të barabarta në vend. Policia filloi luftim me ta pa paralajmërim; ata nuk donin të fillonin një luftë,” tha ai.

Vendas të tjerë gjithashtu sugjeruan se terroristët e dyshuar kishin qëllime të mira, por u futën në kurth nga shërbimet sekrete.

“Ata ishin patriotë të mirë shqiptarë që u shfrytëzuan nga ata që janë në pushtet dhe ishin viktima në këtë çështje,” tha Sadije Fejzullahi, një studente 20-vjeçare që jeton në lagjen ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit vitin e kaluar.

“Ata do të mbeten heronjtë tanë dhe ne jemi krenarë për ta,” tha Fejzullahi për BIRN.

Ajo tha se edhe një vit më pas, ajo ndihet e traumatizuar nga luftimi në lagjen e saj.

“Ato që ndodhën ishin të tmerrshme dhe ndihem ende e tronditur. Mbaj mend shumë mirë të qarat e fëmijëve atë ditë dhe tmerrin tonë, pa e ditur se çfarë po ndodhte,” risjell në mendje ajo.

“Dy ditë më parë, u zgjova në mes të natës duke bërtitur. Pashë ëndërr shkëmbimin e zjarrit që ndodhi një vit më parë. Situata të tilla më kanë ndodhur shpesh që nga ajo ditë,” shtoi ajo.

Një lagje e shkatërruar

Shkëmbimi i zjarrit, i cili zgjati dy ditë, e la lagjen të shkatërruar.

Shtatëdhjetë familjeve – një total prej 561 njerëzish – iu shkatërruan shtëpitë ose iu dëmtuan rëndë dhe kanë nevojë për riparime serioze.

Shaban Demiri, kreu i këshillit vendas të emergjencës të krijuar pas dhunës në Kumanovë, tha për BIRN se rreth 70 për qind të shtëpive në lagjen shqiptare ngjanin shumë si rrënoja pas përfundimit të shkëmbimit të zjarrit.

“Patëm shumë telashe më pas. Në një pikë, edhe ajri në zonë u ndot shumë nga armët dhe lëndët kimike që përdori policia,” tha ai.
Disa muaj pas kasaphanës, qeveria maqedonase miratoi një fond për të siguruar kompensim dhe pjesa më e madhe e rindërtimit të shtëpive ka përfunduar.

Por projekti i kompensimit nuk i përfshinte të gjithë. Tre shtëpi në lagje, pronarët e të cilëve strehuan kriminelët e armatosur, mbeten ende në rrënoja.
Shtëpia e Fadil Fejzullahit, i cili tani është në gjyq se akuzohet për terrorizëm, është një prej tyre.

“Ndoshta mund ta shndërrojmë në një muze, për t’i treguar të gjithëve për mizorinë e policëve kundrejt shtëpive të civilëve,” tha për BIRN një nga të afërmit e tij, i cili kërkoi të mbetej anonim.

“Qeveria dha shumë shpejt kompensim për shtëpitë e dëmtuara në Kumanovë, sepse ata donin të fshihnin krimin e tyre. Sot në Maqedoni ka shtëpi që vazhdojnë të jenë të shkatërruar nga konflikti i vitit 2001 dhe askush nuk ka menduar t’i rindërtojë ato,” shtoi ai.

Disa ditë pas shkëmbimit të zjarrit, ministrja e brendshme maqedonase, Gordana Jankuloska, dhe shefi i policisë sekrete, Saso Mijalkov, dhanë dorëheqjen, edhe pse ata këmbëngulën se nuk kishte aspak lidhje me dhunën në Kumanovë.

Por kjo nuk i dha fund pyetjeve se çfarë fshihej pas shkëmbimit të zjarrit – dhe një vit më pas, shumë prej shqiptarëve të Kumanovës ende nuk e besojnë versionin zyrtar të asaj që ndodhi.

BIRN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 17 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 35 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 1 ore

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 1 ore

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.