E ëma e Shpat Kasapit deputete e LSDM
Dy nga shqiptarët që kapërcyen ylberin dhe u zgjodhën deputetë mes sllavëve të LSDM-së në Maqedoni janë së pari e ëma e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi dhe ish moderatori i njohur i emisioneve politike në Alsat.
Bëhet fjalë për Muhamed Zekirin, i cili është i treti në listë në njësinë numër 2, pas dy ministrave aktualë të LSDM-së, atij të policisë Oliver Spasovski dhe asaj të Sociales Frosina Remenski.
Në njësinë numër 6, Gjylimsere Kasapi është në vendin e dytë, duke pasuar zëdhënësin partiak, Petre Shilegov.