Ekspertët: Dënimi me kusht i huliganëve, skandal!

Ekspertët e kanë cilësuar si skandal dënimin me kusht për disa nga huliganët që rrahën deputetët natën e 27 prillit në Kuvend.

Ish prokurori Aleksandar Nakov konsideron se të akuzuarit patjetër të gjykohen për vepra të ndryshme e jo të vendosen në një “thes” dhe me të njëjtën akuzë.

“E pakënaqshme është edhe vetë akuza. Vetë procedura e shkurtuar dhe aktgjykimi i miratuar për mua është tejet skandaloz. Kisha rastin t’i shoh filmimet ku qartë shihet veprimi i tyre në mënyrë individuale dhe në veprime që nuk nënkuptojnë ‘pjesëmarrje në turmë’, por janë vepra më të rënda penale”, tha ish prokurori publik Aleksandar Nakov, njofton “Alsat-M”.

Ndërkohë Besa Arifi e cilëson si kontrovers vendimin e gjykatës, i cili tregon qartë për domosdoshmërinë e reformimit të gjyqësorit.

SHKARKO APP