Emri i policit të vrarë shfaqet në “Times Square”, ja çfarë mesazhi jepet

Vrasja e policit Afrim Bunjakut i cili u shpall hero nga shteti i Kosovës, ka nxitur reagime në të gjithë botën.

Në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigant është shfaqur logoja e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së. “Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logoja e Policisë së Kosovës.

Në fotografinë tjetër ku shihej logo e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri-Afrim Bunjaku”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?