Erdogan: BE një mashtruese! Kemi 54 vjet që presim anëtarësimin…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke folur në Forumin Global Afarist Bloomberg ka sulmuar ashpër Bashkimin Europian, teksa tha se vendi i tij prej 54 vjetësh po pret në dyert e BE-së për t’u anëtarësuar.

Por sipas tij BE e ka gënjyer Turqinë.

“Turqisë në fakt ia kanë imponuar embargon politike. Nuk na e kanë thënë të vërtetën gjatë këtij procesi. Na kanë gënjyer. Nuk na e kanë dërguar ndihmën që na e kanë premtuar.

Le të na i mbajnë të mbyllura dyert dhe ne shumë lehtë do ta marrim vendimin. Nuk jem i as të interesuar, t’ua them edhe këtë, por ata po dëshirojnë që Turqia të ikë.

E nuk bën kështu, ne nuk jemi kurrë ata që ikin nga ringu. Le të jenë ata që ikin. Le ta marrin ata vendimin. Ne do ta marrim lehtë vendimin tonë”,- ka thënë Presidenti i Turqisë.

SHKARKO APP