Erdogan viziton sot Serbinë. Masa të rrepta sigurie, 50 truproja personale

Presidenti i Turqisë do të nisë nga sot vizitën e tij dy ditore në Serbi. Mediat në Beograd njoftojnë se do të jenë së paku 50 truproja personale dhe plot 3 mijë policë serbë të cilët do të ‘ruajnë’ presidentin Erdogan.

Mediat njoftojnë gjithashtu se bashkë me Erdoganin në Beograd do të jenë edhe 8 ministra dhe 185 sipërmarrës.

Për sigurinë e Erdoganit do të përkujdesen 60 turq të armatosur deri në dhëmbë, shkruajnë mediat serbe.

Ata janë specialistë elite që bëjnë rrethin e parë të sigurisë. Ata janë pjesë e sigurimit personal të Erdoganit dhe është e pamundur të kalohet deri tek ata. Ankaraja ka dërguar në Beograd ekipe njerëzish që kanë pasur për detyrë të verifikojnë lokacionet dhe rrugët nëpër të cilat do të qëndrojë e kalojë presidenti turk që 10 ditë më parë.

SHKARKO APP