Erdogani për 72 orë largoi nga puna afër 50 mijë persona

Sipas medieve turke, spastrimi më i madh është bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Arsimit, Çështjeve Sociale, Financave, si dhe kabinetin e kryeministri, pastaj në Shërbimin Informativ MIT dhe drejtorinë për çështje fetare.

Regjimi i Rexhep Tajip Erdoganit brenda 72 orëve i ka larguar nga puna 49.321 persona pas puçit të dështuar ushtarak.

Sipas medieve turke, spastrimi më i madh është bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Arsimit, Çështjeve Sociale, Financave, si dhe kabinetin e kryeministri, pastaj në Shërbimin Informativ MIT dhe drejtorinë për çështje fetare, transmeton lajmi.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kabineti i kryeministrit përnjëherë i ka larguar 257 njerëz, nga ta 230 personel burokrat, 19 ekspertë, gjashtë këshilltar dhe dy zyrtarë ligjorë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Punëve të Brendshme nga detyra i ka larguar 8777 njerëz, në mesin e tyre janë edhe 7614 policë, 899 xhandar dhe 77 kolonelë

Ministria e Arsimit i ka larguar 15.200 persona, si dhe është kërkuar largimi edhe i 1577 dekanëve nga të gjitha universitet në vend – 1176 në universitetet publike dhe 401 nga ato private. Përveç kësaj, licenca u është suspenduar rreth 21 mijë mësimdhënësve që punojnë në shkolla private

Ministria e Financave ka suspenduar 393 të punësuar

Drejtoria për çështje fetare ka shkarkuar 492 të punësuar, në mesin e tyre edhe tre myfti

Shërbimi Informativ MIT ka larguar 100 agjentë

Rregullatori për tregti me energji ka larguar 25 njerëz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?