Ermira Mehmeti tregon video-skandalin: Kam foton e zonjushës që fliste aty
Ermira Mehmeti u rikthye në media për video-skandalin që e detyroi t’i largohet politikës. Duke i qëndruar idesë se telefonata e publikuar në media ishte një inskenim, ish-deputetja e Maqedonisë tha se kishte arritur të sigurojë një foto të zonjushës që fliste aty.
”Kanë ardhur shumë njerëz të më thonë se kush e ka bërë atë bisedë, se kush është përfshirë. Unë kam edhe foto të asaj zonjushës, por unë nuk jam si ata të diskretitoj ata. Niveli im nuk është ky. Nuk jam në politikë për t’ia nxirë jetën dikujt”.
Kur telefonata doli në media, u tha se bëhej fjalë për një bisedë mes Ermira Mehmetit, asokohe deputete e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Musa Xhaferrit, që në atë kohë ishte zv.kryeministër, në qeverinë e Gruevskit. Mehmeti la të kuptohet se skandali u organizua nga njerëz brenda BDI-së, nga kolegë deputetë që shihnin tek ajo një konkurente.
”Nuk pres se mund të bëhet drejtësi për sa kohë aktorët e skenarit vazhdojnë të jenë në pushtet. Besoj se nuk është produkt i ish partisë. Të gjithë treguesit dhe argumentet që unë i kam mbledhur vetë tregojnë se kush qëndron prapa këij konstruksioni. Nuk është e rastit që kjo aferë u promovua në kulmin e karrierës time politike. Unë jam e vetmja shqiptare në skenën politike. që kam bërë shkollë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Bashkuar. Dhe kam qenë një zë që kam ngritur zërin në mbrojtje të intersave të shqiptarëve, por edhe kundër partisë ku kam aderuar. Politika nuk i do të ndershmit, më vjen keq që partia ku investova jetën më la vetëm, dhe për më tepër u bë pjesë e konstruksionit. Nuk e di kush, por më vjen keq që partia ime lejoi të bëhej pjesë e një komploti për të dsikretituar një figurë që ka bëë shumë për imazhin e femrës shqiptare”,-tha Mehmeti.