Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Euforia e pasigurt rreth “fitores” së Kosovës në Veri

Rajoni E enjte, 28 Shtator 2023 16:31
Euforia e pasigurt rreth “fitores” së Kosovës në Veri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analizë nga Ervin Qafmolla

Euforia që këto ditë është shpalosur nga një pjesë domethënëse e komunitetit të medias, opinionistëve dhe publikut të gjerë rreth parandalimit të suksesshëm nga autoritetet e Kosovës të një plani të organizuar kriminal në veri të vendit, shoqëruar me pritshmëri hiperoptimiste mbi ndikimet afatgjata të kësaj ngjarjeje, mund të jetë e shpërpjesëtuar dhe deri-diku naive.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Jo se rezultatet e menjëhershme dhe simbolika e tyre më e thellë janë të parëndësishme. Përkundrazi! Në përballjen ndërmjet Policisë së Kosovës dhe një organizimi terrorist që synonte destabilizimin e vendit përmes konfliktit të armatosur më 25 shtator, autoritetet kosovare triumfuan përtej çdo dyshimi. Kosova dëshmoi që ka kapacitete të afta dhe syçeltësinë e nevojshme për të mbrojtur territorin dhe integritetin e saj. Ajo jetësoi sundimin e ligjit dhe muskulin e pranisë së shtetit në veriun e egër.

Zbuloi që ky sulm nuk mund të ishte planifikuar pa një mbështetje të strukturave shtetërore nga fqinji i saj luftënxitës. Demaskoi pacifizmin fals dhe helmues të Listës Sebre, praktikisht i vetmi subjekt politik që votohet përmes terrorit që ushtron ndaj popullatës serbe në veri. Tregoi që Serbia mbetet rrezik jetik në vendosjen e detonatorëve në Ballkanin Perëndimor, dhe rrjedhimisht, palë e pabesueshme për çdo marrëveshje të qëndrueshme që synon paqen dhe stabilitetin në rajon. Vërtetoi që pritshmëritë dhe presionet e partnerëve ndërkombëtarë të vendit për marrëveshje të nxituara dhe të njëanshme, paskan qenë vërtet sipërfaqësore, të keqinformuara dhe të ligshtformuluara.

Edhe më i rëndësishëm në një nivel emblematik, është fakti që policë të etnisë shqiptare vranë terroristë të etnisë serbe, dhe aty për aty, diçka e tillë nuk shkaktoi asnjë përshkallëzim apo qoftë edhe protestën më të vogël. Madje pati edhe bekimin thuajse të pakushtëzuar të institucioneve ligjzbatuese të bashkësisë ndërkombëtare. Të gjitha këto rezultate me peshë të mëvetshme, por edhe më shumë përmes domethënies së tyre të përbashkuar, plotësojnë mozaikun e një arritjeje të paprecedent.

Problemi qëndron te rrjedhojat e hamendësuara të kësaj ngjarjeje. E vërtetë që Kosova, të paktën në parim, ka të gjitha kushtet dhe argumentet që të kërkojë një riformatim të marrëdhënieve dhe dinamikave rreth marrëveshjes me Serbinë, përkundër sjelljes së deritanishme të arbitrave jo edhe aq të paanshëm ndërkombëtarë. E qartë që ka prova që implikojnë shtetin serb, çka bën që Kosova të fitojë pikë të forta në anën e saj. Por është, gjithashtu, e paragantuar që të gjitha këto do të ndikojnë medoemos në një anim të padiskutueshëm të peshojës në favor të Kosovës – ashtu siç parashikojnë mes euforisë shumë në Kosovë dhe Shqipëri. Madje, mund të ndodhë që në disa aspekte gjërat mund të vështirësohen.

Implikimi nuk është vërtetim

Dhe dikush mund të hidhet dhe të protestojë (jo pa të drejtë) duke pyetur se çfarë faktesh dhe rrethanash lipsen më shumë se kaq, kur rezulton që vetë Presidenti i Serbisë e ka orkestruar këtë plan ogurzi. A nuk është ai që nuk i dënoi terroristët? A nuk është i njëjti që vajtoi vrasjen e tyre? A nuk është po ai që shpalli një ditë zie, paralelisht me Listën Serbe që shpalli tri të tilla? A nuk rezulton që nënkryetari i kësaj force politike që dirigjohet nga Beogradi, Milan Radojçiç, ishte pjesë e grupit të armatosur? Dhe a nuk ishte edhe një ish-truprojë e Aleksandër Vulin, Shef i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA), ndër të vrarët në përleshje? A nuk u gjet një fletëdalje e ushtrisë serbe për një granatahedhës modern që terroristët zotëronin? (Dhe lista vazhdon…) Çfarë provash duhen më shumë?!

Të gjitha këto janë të vërteta. Dhe qëndrojnë si fakte që vërtetojnë përfshirjen e shtetit serb dhe implikojnë presidentin Aleksandër Vuçiç. Megjithatë, nuk vërtetojnë përgjegjësinë e tij të drejtpërdrejtë në atë që ndodhi. Ekzistojnë mundësi alternative, të cilat ndonëse kundërintuitive, nuk mund të përjashtohen, duke qenë se përfaqësojnë dinamika të mundshme me gjasa reale. Ish-shefi i inteligjencës kroate, Ante Letica, sugjeroi në një intervistë për median e vendit të tij, se kishte gjasa që Presidenti i Serbisë të mos ketë kontroll të plotë mbi të gjithë aparatin e tij të sigurisë. Siç e ka përcjellë qëndrimin e këtij Telegrafi në Kosovë: “Mendoj se ky është një mesazh për Vuçiçin nga brenda, se strukturave të caktuara nuk po i pëlqen largimi i tij nga ‘Nëna Rusi’ dhe interesat ruse në afrimin me Perëndimin, si dhe fakti që ato mund t’ia komplikojnë jetën më shumë se ata që ia kanë bërë deri më tani… [Vuçiç] nuk ka kontroll mbi sektorin e tij të inteligjencës-sigurisë dhe asaj ushtarake, që përndryshe është i ndërthurur me ndikimin rus.”

Letica nuk është i vetëm në këto interpretime. Përfshirja e mundshme e Rusisë në ngjarje, duke qenë se asaj do t’i vinte për shtat një front paralel në Ballkan për të shpërqendruar vëmendjen e Perëndimit nga Lufta në Ukrainë, është artikuluar këto ditë edhe nga aktorë të tjerë që gjithashtu bëjnë pjesë në komunitetin e ekspertizës. Dhe nëse kjo përfshirje pas shpinës së Vuçiçit mund të ngjajë thjesht si hamendësim, nuk duhet harruar që në korrik të këtij viti, Shefi i BIA-s Serbe, Vulin, u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara pikërisht për lidhjet e tij të ngushta me Kremlinin.

Nga ana tjetër, duhet vënë re që të paktën publikisht, hiq marrëveshjet dhe deklaratat normative, Presidenti i Serbisë nuk ka spikatur në entuziazëm publik pro-rus, qoftë edhe para Luftës në Ukrainë. Madje, ka hapësirë të interpretohet që edhe rreshtimi i tij i pjesshëm pranë Kremlinit mund të jetë më shumë fryt i një imponimi të rrethanave, kryqëzuar me presionin e drejtpërdrejtë, sesa akt i pastër i entuziazmit të pavarur. (Për kontekst të shtuar mbi këtë pikëpamje, mund t’u hidhet një vështrim fakteve dhe rrethanave të dokumentuara te kjo analizë.)

Nëse ka ndodhur vërtet që satelitë shtetërorë të Rusisë brenda hirerarkisë të inteligjencës dhe sigurisë së Serbisë ta kenë orkestruar këtë sulm pa dijeninë apo pëlqimin e Vuçiçit, diçka e tillë mund të kishte pasoja më të mëdha nga sa priten për pozitat e Kosovës përballët fqinjit të saj agresor dhe presionit toksik ndërkombëtar. Presidenti serb do të përvidhej sërish nëpër takime me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, të cilët syzgurdulluar do të dëgjojnë sesi paralajmërimet e tij u bënë realitet. Sesi mosformimi i Asociacionit, çka do të fashiste zërat kryengritës dhe zhvlerësonte ndërhyrjen destruktive të Kremilinit, tani rrezikon të shkatërrojë gjithçka. Sesi kokëfortësia dhe përtalljet skandaloze të Albin Kurtit, jo thjesht me atë vetë, por me të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, tani më shumë se kurrë po rrezikojnë t’i vënë fitilin Ballkanit dhe botës mbarë!

Një front i ri me Perëndimin

Kjo është fiks ajo frika më e madhe e diplomatëve perëndimorë që përsërisin se nuk u duhet një luftë e re në Ballkan. Dhe mund t’i imagjinosh kollaj aparatçikët e dialogut teksa rendin drejt selive përkatëse për të shpërndarë emaile të enkriptuara me togfjalësha alarmues, dhe duke u mbyllur nëpër takime maratonë për të vajtuar mes llahtarit lugatin e një konflikti të ringjallur ballanik. Rezultati? Do të dënojnë edhe më fort grupet kriminale në veri dhe do të shtojnë disi presionin mbi Serbinë. Por paralelisht do të vrapojnë pas Kosovës, duke i bërtitur pas qafe për zbatim të plotë të dialogut – i cili në terma praktikë do të thotë krijim urgjent të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në fakt, diçka e tillë nuk është fort larg realitetit. Ende pa u tharë gjaku i policit dëshmor Afrim Bunjaku, burokratët në Bruksel dhe në Departamentin e Shtetit nxituan të bëjnë thirrje për rikthimi sa më të shpejtë te Dialogu Kosovë-Serbi.

Por teksa dora e Kremlinit pas shpinës së Vuçiçit mbeten gjithsesi hamendësim, edhe nëse e vërteta do të qëndronte diku ndërmjet, duke përfshirë rolin aktiv të Presidentit të Serbisë në ngjarje, sërish dinamikat pasuese që shpalosen rreth dialogut mund të mos dallojnë shumë nga skenari i mësipërm. Në këtë pikë, vetoja praktike e qeverisë së Kosovës ndaj orvatjeve të ndërmjetësimit të njëanshëm ndërkombëtar për të imponuar rrëmujshëm Asocioacionin në rendin e ditës, duhet të vazhdojë të qëndrojë si një pritë e paepur dhe e ndërtuar në argumente të forta dhe të vërteta të qëndrueshme.

Kurti ka krijuar një traditë të shëndetshme në këtë drejtim, të cilën në dritën e ngjarjeve të fundit, duhet vetëm ta pasurojë me qëndrime edhe më të forta sesi qasja impotente e diplomacisë perëndimore ndaj vrasësve filo-rusë të Serbisë nuk funksionon, madje është pikërisht kjo mendësi me kufizime serioze intelektuale që rrezikon të shkaktojë një luftë të vërtetë në Ballkan. Dhe nëse ata vijojnë të mos dëgjojnë dhe të këmbëngulin me presione dhe sanksione, atëherë Kosovës mund t’i duhet që të përqafojë haptazi një front të madh diplomatik përballë stabilokratëve ndërkombëtarë, qofshin këta edhe partnerë historikë të vendit. Siç thonë amerikanët, duhet të bëhet më keq para se të bëhet më mirë.

Kurti i ka hyrë kësaj rruge para ngjarjes në veri. Ai ka shkishëruar Emisarin Miroslav Lajçak nga tempulli i dialogut, ka ekspozuar mediokritetin e përgjithshëm të arbitrazhit të Brukselit dhe i ka etiketuar si “naive” disa qëndrime brenda Departamentit të Shtetit, të cilat në mungesën e një lidershipi energjik presidencial, kanë filluar t’u ngjajnë mëdyshjeve të europianëve të lodhur. Në këtë drejtim është tashmë e qartë që qeveria e Kosovës po zbaton një strategji me shumë variabla, afatgjatë dhe gjithpërfshirëse. Dhe se çfarë është kjo tamam, askush tjetër nuk e di. Por që Kosova duhet dhe do të vazhdojë në të njëjtën rrugë, kjo është diçka që dihet me siguri.

Etiketat e lidhura

Ervin Qafmolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 minutash

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me ...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 27 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 30 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 4 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 18 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 7 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 27 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 9 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 4 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 30 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.