Evakuimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi
Dhuna dhe marrja në dorë e kuvendit të Maqedonisë nga ana e protestusve, ka ngitur shqetësimet mbi një luftë civile.
Gjithçka nisi pas votimit nga shumica parlamentare e përbërë nga LSDM, BDI dhe Aleanca Shqiptare, për kryetar Kuvendi ku u zgjodh, Talat Xhaferi. Protestuesit dhe mbështetësit e Gruevskit hynë brenda Parlamentit.
Mësohet se kreu i ri i kuvendit, u evakuua mbrëmë në masat të forta sigurie. Xhaferri u zgjodh kryeparlamentar i Maqedonisë në një seancë tejet të tensionuar, pasi partia e Gruevskit VMRO-DMPNE kundërshtoi ashpër këtë votim dhe nuk lironte karrigen e kreut të Kuvendit.