Festat e 28 nëntorit/ Manastiri maqedonas mbulohet me mbishkrime “vdekje për shqiptarët”

Festat e 28-29 nëntorit, manastiri maqedonas mbulohet me mbishkrime “Vdekje për shqiptarët”

Nuk ka kaluar një javë nga mbishkrimet në Shtëpinë e Alfabetit, në Manastir janë paraqitur pllakate tjera me mbishkrime “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”.

Kësaj radhe mbishkrimet janë vendosur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri” shkruan ‘Gazeta Lajm’. Pllakatet e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit, në përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Provokime të tilla ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve te Muzeu i Alfabetit. Për shkak se autorët nuk zbulohen asnjëherë nga policia, shumë analistë supozojnë se pas këtyre demolimeve qëndrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën më të lehtë e për të fituar zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, analistët apelojnë që shqiptarët të votojnë kundër partisë në pushtet, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndalen këto lloj provokime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?