Fitorja në zgjedhje, Zaev para qeverisë: Epoka e sherifëve lokalë përfundoi

Lideri i LSDM Zoran Zaev në fjalimi ne tij para qeverisë sonte theksoi se qytetarët e kanë pritur lirinë.

“Jam njeri krenar që jetojë në një kohë kur Maqedonia demonstroi vullnetin e lirë. Epoka e sherifëve lokal përfundoi”, tha Zaev, përcjell TetovaSot.

Ai tha se tani nuk ka kohë për justifikime, por të përveshen duart dhe të punohet për popullin, sepse njerëzit e meritojnë atë.

Zaev tha se ata do të dëgjojnë dhe do të punonjnë në mënyrë transparente, me përgjegjësi. Ai bëri thirrje për ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi.

LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev, sipas të dhënave të para jozyrtare të KSHZ-së është fituese e zgjedhjeve lokale të së dielës.

Kjo parti ka njoftuar fitoren në 40 nga gjithsej 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa thuajse në të gjitha të tjerat do të shkojë në balotazh në raundin e dytë zgjedhor.

LSDM-ja, bazuar në të dhënat e përpunuara ka fituara komunat më të mëdha të vendit, thuajse shumicën e dhjetë komunave të Shkupit, si dhe të qyteteve tjera në Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë, Shtip e të tjera.

Fitoren në zgjedhje e shpalli Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe njëherësh kryeministër i vendit

“Populli në këto zgjedhje dha mesazhin, se mbështet politikat e qeverisë së re, i dha mbështetje politikës sonë për një shoqëri për të gjithë, i dha mbështetje rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Zaev.

LSDM-ja ka fituar edhe në komunën e Haraçinës ta banuar tërësisht me popullatë shqiptare.
Te partitë shqiptare, zgjedhjet kanë përfunduar vetëm në dy komuna, në Kërçovë ku ka fituar kandidati i BDI-së, por i mbështetur edhe nga partitë e tjera shqiptare, si dhe në një komunë tjetër më të vogël rurale, në Pllasnicë.

Në 12 komuna tjera të banuara kryesisht me popullatë shqiptare si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair si dhe komuna tjera do të ketë balotazh me kandidatëve të BDI-së si dhe lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.

 

 

SHKARKO APP