Fletëarresti ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, ministrja Haxhiu: Do veprojmë menjëherë
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se në ditët në vijim, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar.
”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar. Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë. Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa”,-tha Haxhiu për Klan Kosova.
Në një video të publikuar nga ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, dukej qarte nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, teksa ishte pjesë dhe udhëhiqte sulmin terrorist të grupit të armatosur serb mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku.