FOTO/ Cilët janë shtetet më fetare në Ballkan, Shqipëria e fundit…
Shtetet e Ballkanit llogariten të jenë vendet me popullsinë më fetare në Evropë, madje ata vetë deklarohen si të tillë. Interesante, është radhitja e vendit tonë, Shqipërisë.
Ajo radhitet e fundit në rajon për nga deklarimi i popullsisë për fe. Vetëm 39% e banorëve shqiptarë deklarohen fetarë.
Por, ajo që bie në sy, është se Kosova zë vendin e dytë në këtë radhitje.
Kosovarët janë vetëdeklaruar si fetarë më shumë se shumica e vendeve të rajonit.
Në Kosovë, 83% e popullsisë është deklaruar si fetare. Ndërkohë, vetëm Maqedonia e ka kaluar Kosovën, e cila prinë në rajon për nga afetarizmi i popullsisë.
88% e popullsisë maqedonase, janë fetarë. Madje, Maqedonia e Kosova dalin të jenë më fetare se Turqia. Në shtetin turk 79% e banorëve janë deklaruar të tillë.