FOTO/ Vra*sja e gruas nga burri u dha live në Instagram, plasin protestat në Bosnjë
Bosnja është ende e shokuar nga vrasja e një gruaje. Kjo ka nxitur qindra njerëz të dalin në rrugë në protestë pas vrasjes brutale të Nizama Hećimović nga partneri i saj, të cilën ai e transmetoi drejtpërdrejt në Instagram.
Pankarta me mesazhe si “Stop abuzuesve!” ndoqën thirrjet që iu bënë autoriteteve për të rritur reagimin e tyre ndaj dhunës dhe abuzimit nga partneri.
Nizama u qëllua një javë më parë në prani të fëmijës së tyre nëntë muajsh, ndërsa autori Nermin Sulejmanoviç, 35 vjeç kreu vetëvrasje pas krimit. Ai u gjet i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit.