FOTO/ Zbardhet emri, ja kush është ish-presidenti i futbollit që u kap me kokainë
Zbardhet identiteti i biznesmenit grek të arrestuar me një sasi të madhe kokaine së bashku me tre shqiptarë në Greqi. Biznesmeni është Athanasios Karatzounis, i cili u kap me 20 kg kokainë të mërkurën e kaluar në Trikala.
Policia greke nuk e ka njoftuar zyrtarisht aksionin, por ngjarja është zbuluar nga shtypi grek. Mediat greke njoftojnë se biznesmeni Athanasios Karatzounis është pronar i një kompanie nafte në Shqipëri.
Ai ka qenë gjithashtu president i një klubit të futbollit në Greqi si dhe pronar i një kompanie domatesh në vendin fqinj. Në pronën e biznesmenit u gjetën 100 mijë Euro cash dhe 10 kg kokainë.
Kurse pjesa tjetër e kokainës prej 10 kilogramësh, iu gjetën njërit prej shqiptarëve të arrestuar. “Zougla.gr” raporton se e gjithë sasia e kokainës i përket biznesmenit grek.
Ai së bashku me 3 shqiptarët janë pjesë e një rrjeti droge në të gjithë Ballkanin.