Fotolajm/ Deputeti i jep ”serum” Kurtit në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku ka ”pushtuar” rrjetet sociale me foton e fundit në seancën plenare në Kuvend. ”Qeveria e Kosovës është sëmurë dhe ka nevojë për serum”.

Ky ishte mesazhi i gjestit të deputetit. Ai shkoi pranë kryeministrit teksa mbante në duar serumin, duke krijuar iluzionin se Kurti është sëmurë. Ndërkohë që i pari i Lëvizjes Vetëvendosje qesh në vendin ku edhe po ulet.

”Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak që qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?