Gara për president, Arben Taravari mbledh nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar

Koalicioni ”VLEN” në Maqedoninë e Veriut, ka arritur të sigurojë më shumë se 10 mijë nënshkrime për kandidaturën e Arben Taravarit për president. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shprehur mirënjohje për nënshkrimet e mbledhura.

“Falemnderoj secilin nga ju që në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President! Le të jetë kjo fushatë e dedikuar e gjitha për Ju! Sinqerisht, Arbeni”, është shprehur ai.

Kujtojmë se për të kandiduar për president në Maqedoninë e Veriut duhen 10 mijë nënshkrime ose mbështetja e 30 deputetëve në parlament. Në garë deri tani janë 13 kandidatë, ndërsa shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravarin e opozitës së njohur tani me moton ”VLEN”.

SHKARKO APP