Gati 400 ekstr*mistë serb po stërviten në kufi, gazetari: Është rritur vigjilenca, janë të njëjtët që bën su*min në Banjskë
400 ekstremistë serb po stërviten në kufi me Kosovën në pritje të një sulmi të mundshëm si ai i datës 24 shtator në Banjskë. Vigjilenca e institucioneve në Kosovë është rritur, kjo edhe pas pamjeve që kryeminstri Kurti ndau në rrjetet sociale teksa në kufi trupat ushtarake serbe po kryenin stërvitje. Gjithashtu, presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli me tone të ashpra pas miratimit që Kosova mori për në Këshillin e Evropës.
”Janë informacione që janë arritur të mblidhen nga Inteligjenca e Republikës së Kosovës. Para pak çastesh bisedova me zyrtarët policorë, që janë duke patrulluar pranë kufirit për të shikuar situatën se si mund të jetë dhe që nga dita që kryeministri publikoi videon ku shihej xhandarmëria serbe duke kryer stërvitje në fshatin Banjë pranë kufirit. Ka rritur më shumë vigjilencën e policisë së Kosovës që janë duke patrulluar vazhdimisht.
Situata mbetet e brishtë. Kemi parë edhe grafite në 4 komuna ku thuhet se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. Kemi dhe një deklaratë nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë duke thënë se situata në veri të Kosovës do të agravohet, për shkak se diçka të tillë po tenton ta bëjë qeveria e Kosovës. Një gjë e tillë nuk qëndron, sepse pjesa veriore qytetarët serb janë adaptuar me qeverinë e Kosovës që ka shtrirë sundimin e ligjit”,-tha gazetari nga Kosova, Venhar Isufi.