Gazeta gjermane: Gruevski është shndërruar në një politikan që drejton me metoda kriminale

Gazeta gjermane “Spiegel”, në një artikull të sajin ka thënë se Nikolla Gruevski njëherë e një kohë vlente për modernizimin e Maqedonisë, raporton “Deutsche Welle”.

Spiegel në analizën e gjendjes për Maqedoninë e përshkruan metamorfozën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nga ekonomist premtues në një ultranacionalist populist.

“Gruevski u shndërrua në një sundimtar ultranacionalist-populist që drejton vendin me metoda kriminale: nga zgjedhje të papërmbajtshme mashtruese përmes korrupsionit dhe spiunazhit deri në vrasje të dyshuara politike. Maqedonia nga vendi shembull, u bë vendi më shpërthyer në rajon.

Klimaks i ri, pothuajse kriza trevjeçare pësoi të enjten e kaluar: Pas javëve të protestave nacionaliste, grupet e armatosura sulmuan parlamentin dhe filloi një orgji brutale e dhunshme kundër deputetëve të opozitës. Shumë vëzhgues janë të bindur se Gruevski është organizatori kryesor i trazirave”, shkruan gazeta gjermane.

SHKARKO APP