G*diti me grusht ministrat dhe Kurtin, deputeti Lushtaku: Spërkatja me ujë ”freskim” i qeverisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, personi i cili inicioi dhunën dhe goditi anëtarët e kabinitetit qeveritar, ka thënë se veprimet e tij ishin një reagim ndaj qeverisë që bashkëpunon me kriminel si Milan Radojiçiç. Lushtaku mohoi të jetë ai iniciuesi i dhunës dhe akuzoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si shkaktar duke cënuar fjalën e lirë.
”Edhe nëse më vrasin, kam me qëndru i fortë, qysh ka qëndru familja ime në kohën më të vështirë ndaj okupatorit serb. Edhe pse mundohen me na e ndalë fjalën e lirë, ata kurrë nuk do të munden me na ndalë. Sepse të gjithë dëshmorët e kombit janë sakrifikuar për këtë liri. Si aksion politik që pati PDK me paraqitjen e pankartave, se kjo Qeveri është ”Zdravo”, e në këtë frymë nuk e kemi prit që një zëvendëskryeministër të dhunojë demokracinë”, tha ai.
Deputeti Lushtaku tha se veprimet erdhën pas goditjes me shishe nga zv/kryeministri Bislimi. ”Prandaj unë duke parë të gjitha këto sulme drejt meje dhe kolegëve të mi, ku një shishe me ujë komplet më është gjuajtur mua nga zëvendëskryeministri Bislimi, ku edhe ministrja Haxhiu erdhi më shtyu, dhe ministri Murati kishte një mjet të fortë, e natyrshëm edhe unë kam reagu”.