Gjakovë, protestë për lirimin e Tomor Morinës

Në protestë morën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë e bashkëluftëtarë të Morinës Në Gjakovë u mbajt protest paqësore në solidarizim me ish-pjesëtarin e UÇK-së, Tomor Morinës, i cili gjendet në paraburgim në Maqedoninë e Veriut. Protesta ka filluar ora 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”. I pranishëm në këtë protestë ishte kryetari i Komunës edhe Ardian Gjini. Në këtë protestë të organizuar nga OVL-UÇK morën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë e bashkëluftëtarë të Morinës. Është e ditur tashmë se Prokuroria Serbe për Krime të Luftës, dyshon se ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina ishte I përfshirë në krimet e luftës kundër civilëve në rajonin e Gjakovës nga janari e deri në qershor të vitit 1999. Morina u arrestua javën e kaluar të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, nga një urdhër arrest të lëshuar nga Beogradi.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10157174834991005&id=676666004

SHKARKO APP