Gjuha shqipe në parlamentin e Malit të Zi, acarohen deputetët proserb
Gjuha shqipe në parlamentin e Malit të Zi bëri që deputetet proserb, Milan Knezheviq, në këtë parlament të acarohet dhe të revoltohet.
Pasi deputeti shqiptar Genci Nimanbegu përfundoi fjalimin e tij në gjuhën shqipe, deputeti Knezeviq mori fjalen duke pyetur se a ka diçka të ngjashme ne parlamentin shqiptar. Duke vazhduar, deputeti Knezheviq kërkoi që deri sa të jetë kështu ai nuk do të komunikojë, duke aluduar komunikimin me deputetet shqiptarë.
Ai po ashtu kërkoi që gjatë kohës që deputetet shqiptarë të flasin shqip atij ti mundësohet ndëgjimi i këngëve të tija të preferuara.
Në linkun e mëposhtëm mund të shikoni debatin duke filluar nga 5:31 deri në 6:25.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3Er51k7QauA” width=”560″ height=”315″]