Grekët i vjedhin Obamës unazën

Të gjithë e mbajmë mend vizitën e ish-Presidentit amerikan Geroge Bush në Tiranë. Ndoshta jo aq shumë për çfarë tha atë ditë, por për faktin se u aludua se I kishin vjedhur orën, kur po takohej me qytetarët shqiptarrë.

Një gjë e tillë duket se ka ndodhur edhe sot me Presidentin Barack Obama gjatë vizitës së tij ditën e sotme në Greqi. Sipas mediave greke, këtë radhë nuk bëhet fjalë për orën, por për unazën e martesës.

Dyshimet kanë lindur prej faktit se nga fotot e shkrepura të Obamës në aeroport ai është me unazë. Por në momentin e konferencës me kryeministrin Tsipras, Presidenti amerikan shfaqet pa unazën e martesës.

Megjithatë ende nuk dihet e vërteta dhe fati i unazës së martesës të Presidentit amerikan.

SHKARKO APP