Greqi, arrestohen dy shqiptarë, kishin fshehur 55 kg kanabis

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar me akuzën se kishin sjellë në Greqi një sasi të konsiderueshme kanabisi, që e kishin fshehur në afërsi të qytetit të Artës.

Më herët, policia greke kishte gjetur në vendin e quajtur Kalamia, 6 km nga qendra e Artës, 53 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 54,8 kilogramë.

Pas hetimeve rezultoi se drogën e kishin sjellë aty dy shtetas shqiptarë, me moshë 31 dhe 27 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e kishin fshehur drogën në një kanal përgjatë rrugës automobilistike, me qëllim që ta transportonin më vonë për në destinacionin që ende nuk është mësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia sekuestroi dy automjetet e tyre si dhe dy telefona celularë.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se ndaj 27 vjeçarit ishte caktuar edhe masa e ndalimit të hyrjes në Greqi.

Droga e kapur

Droga e kapur

Droga e kapur

Droga e kapur

Droga e kapur

Droga e kapur

Droga e kapur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?