Greqi, bombë te Ministria e Punës

Autoritetet greke kanë kryer një shpërthim të kontrolluar gjatë orëve të para të mëngjesit në godinën e Minsitrisë së Punës, në qendër të Athinës.

Sipas policisë, ka qenë një telefonatë paralajmëruese rreth orës 01.20 të mëngjesit të së hënës që vuri në alarm antiterrorin grek.

Rreth 40 minuta më vonë, në zonë u kryen tre shpërthime të kontrolluara.

Autoritetet thonë se ende nuk kanë një të dyshuar për ngjarjen, por besojnë se ajo është vepër e organizatave marksiste që veprojnë në vend.

SHKARKO APP