Greqi, punonjësit e minierave të arit mësyjnë në Ministrinë e Zhvillimit

Në Greqi, punonjës të minierave të arit që rrezikojnë të mbyllen kanë shprehur protestën e tyre para ministrisë së Zhvillimit dhe Energjisë në Athinë.

Madje disa prej tyre kanë mundur të hyjnë brenda në ambientet, duke e mbajtur ministrinë nën pushtimin e tyre.

Ata protestojnë kundër vendimit të qeverisë që nuk i jep licencat kompanisë Eldorado Gold, që ka investuar më shumë se 3 miliardë euro në një projekt për nxjerrjen dhe përpunimin e arit dhe derivateve të tij.

Protestuesit kërkojnë që licenat të jepen pa vonesë, pse ndryshe ata do të humbasin vendet e punës.

Pas një takimi me një përfaqësi të protesatuesve, ministri i Zhvillimit dhe Energjisë, Jorgos Stathakis deklaroi se për njerën nga minierat leja do të jepet menjëherë, ndërsa për dy të tjerat do të vendoset pas procesit në gjykatën e arbitrazhit, që pritet të zgjasë të paktën tre muaj.

Të hënën, kompania kanadeze Eldorado Gold, bëri të ditur vendimin që të pezullojë gjithë projektet në Greqi, nëse licencast nuk i jepen deri më 22 shtator.

Ndërkaq, minatorët janë përgjigjur se ata nuk kanë për t’u larguar nga protesta para ministrisë së Energjisë.

SHKARKO APP