Gruevksi fton në bisedime Ali Ahmetin

Partia e Nikolla Gruevskit pas marrjes së mandatit për formim të qeverisë nga kryetari i Maqedonisë Gjeorge Ivanov, doli me njoftim se gjatë javës së ardhshme do të fillojë bisedimet me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, si parti fituese në bllokun politik shqiptar, transmeton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE pret që gjatë javës së ardhshme zyrtarisht t’i fillojë bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë së re, se a do të kenë sukses do të kuptohet deri në përfundim të afati ligjor respektivisht më 29 janar”, thotë Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja në intervistë për televizionin Kanal 5.

“Nuk planifikojmë që më çdo kusht të formojmë qeveri të re, veçanërisht jo në rast të ndryshimit të Kushtetutës për futjen e dygjuhësisë në territorin e vendit, për atë nuk kemi mandat nga qytetarët tanë. Në periudhën paraprake pamë se sa PSP-ja është e politizuar. Mandati dhe kompetenca e PSP-së  do të respektohet por nuk do të bëhet pjesë e politikës. Këto pozitat kundërthënëse me BDI-në presim të bëhen faktor gjatë bisedimeve për formim të qeverisë”, tha Milloshevski.

SHKARKO APP