Gruevski: Shqiptarët s’kanë pasur problem me identitetin, ne na mohohet

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thënë se ka shtete e kombe në botë që ende e mohojnë identitetin e tyre.

Gruevski ka thënë se kombi shqiptar nuk ka pasur kontestim në këtë aspekt, gjë e cila thotë se po ju ndodhë atyre, njofton Klan Kosova.

“As qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri nuk kanë ndjerë problemin e kontestimit të identitetit. Shqiptarët nuk kanë pasur kontestim të identitet nga të tjerët që quheni ashtu apo kështu nëse dëshiroi të pranoheni në NATO dhe BE.”

“Them se çështja e luftës së identiteti të popullit maqedonas është e vjetër më shumë se 150 vjet”, ka thënë ai.

“Ende përballemi me shtete dhe kombe që mohojnë identitetin tonë. Ne nuk merremi me atë, të tjerët merren me ne”, ka thënë Gruevski.

SHKARKO APP