Haradinaj: Albin Kurti të japë dorëheqjen. Është bërë i rrezikshëm për të ardhmen e vendit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vijon që të kërkojë dorëheqjen e kryeminisrit Albin Kurti.Në një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë, Haradinaj u shpreh se situata është më e rënda që nga viti 1999, duke shtuar se përgjegjës për është kryeministri Albin Kurti.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në vend. Ajo sot është më e rënda që nga viti 1999. Shoh përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj situate, kryeministrin Albin Kurti. Prandaj ai duhet të largohet menjëherë. Çdo ditë e tij në krye të Qeverisë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se është hera e parë në histori që miku më i madh i Kosovës, ai që luftoi për lirinë tonë dhe që i vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës, Amerika, i vendos sanksione Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhe fajtor për këtë është një njeri, Albin Kurti. Prandaj u bëj thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën vendit të tyre, qofshin në Vetëvendosje apo në partitë tjera politike, qytetarë në vend e në diasporë, që sot ta ndihmojnë Albin Kurtin, dhe ndihma e vetme e tyre është që ta bindin Albin Kurtin që të largohet nga kreu i Qeverisë, sepse është bërë i dëmshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen e këtij vendi. Ai i cili i sjellë sanksione Kosovës nga Amerika, (kushdo qoftë ai) nuk mund ta drejtojë këtë vend”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?