Hoyt Brian Yee, ambasador i SHBA-së në Maqedoni?
Burime nga Shkupi njoftojnë se Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë Hoyt Brian Yee do të jetë ambasadori i ardhshëm amerikan në Maqedoni.
Diplomati i karrierës Hoyt Brian Yee, që prej 20 janarit kur Viktoria Nuland u largua nga detyra e saj, u ngarkua përkohësisht me funksionet e Ndihmës Sekretarit.
Gjatë kësaj periudhe, Zoti Yee ka luajtur rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në zgjidhjen e krizave politike në rajon, që kulmuan në muajin maj. Brenda 24 orëve, ngërçi politik në Maqedoni u zgjidh përmes vendosjes së qeverisë së re të Zoran Zaev, në Shqipëri përmes marrëveshjes MacAllister +, e në Kosovë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.