I biri vrau nusen shtatzënë, babai i autorit: Më mirë të kishte vdekur dhe ai, nuk e dimë ku ndodhet

Babai i Sokol Halilit, autorit të vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, Halil Halili thotë për mediat kosovare, se nuk e di ku ndodhet e biri. Ai pranoi mosmarrëveshjet mes çiftit, ndërsa nënvizoi se për të do të kishte qenë më mirë që të kishte vdekur dhe i biri. Sa i përket problemeve mes çiftit, Halili tha se nganjëherë ka pas zënka, por shtoi se nuk ka pasur dhunë fizike ndaj viktimës.

“Unë nuk e kam ditë më herët se ka pas kërcënime (familja vajzës) më ka ardhur shumë keq. Me pas mbet djali kry për kry me atë kisha me qenë më mirë. Edhe ai të kishte vdekur aty kishte me qenë më së miri se shumë jam hidhëruar e mërzitur, bile edhe me pas mbet aty unë nuk isha mërzitur më shumë.

Ne kemi pas qejf t’i shohim të lumtur, shumë kemi pas qejf t’i shohim të lumtur, por këta nuk kanë shkuar mirë, u prishën për disa probleme të tyre. Keq me ka ardhur shumë. Nuk e dimë ku është djali, jam tu e lut Zotin më mirë edhe ai të është i vdekur, s’kam çfarë të bëj… (Nëse kthehet) menjëherë e lajmëroj në polici, s’ka çka më duhet. Dje me ka thënë po dal dhe veç kur kemi dëgjuar se ka ndodh problem”.

Sokol Halili është i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-gruas së tij që po priste të sillte në jetë edhe fëmijën e tij. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila fton këdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojnë në 192. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë zinxhirit përgjegjës për ngjarjen.

SHKARKO APP