I riu rrëzohet pa ndjenja teksa fliste Gruevski, ish- kryeministri vazhdon fjalimin (Video)

Një i ri ka rënë pa ndjenja në tokë, teksa ish- kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i VMRO-DPMNE po mbante një fjalim mbi 100 ditët e para të kryeministrit Zoran Zaev duke hedhur akuza të forta në adresë të tij.

I riu që qëndronte pas Gruevskit është ndjerë keq dhe është rrëzuar, por ish kryeministri ka vijuar fjalimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një nga të pranishmit e ka ndihmuar pa u vënë re duke e larguar nga vendngjarja. Gjithçka është filmuar nga kamerat.

 

 

SHKARKO APP