FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I riu shqiptar humb jetën në kufirin me Serbinë, familja Muçiqi: Ka ndodhur në rrethana të paqarta

Dy shqiptarë janë sulmuar në kufirin Kroaci-Serbi, dhe si pasojë e plagëve të marra 19-vjeçari Shqipron Muçiqi ka ndërruar jetë. Valmire Muçiqi familja e të ndjerit, në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se Shqiproni ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura.

“Sot, me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni jonë nuk është më ne mesin tonë, atë e deshi Allahu me shumë se na. Familjarë dhe miq, ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muçiqi humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta në kufirin e Kroacisë. Për detajet e varrimit do t’u lajmëroj me kohë”, thuhet në reagimin e familjes Muçiqi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë. MPJ-ja thotë se rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?