Incidente në Athinë gjatë protestave të nxënësve – Video

Qendra e Athinës është shndërruar të hënën në mesditë në arenë përleshjes midis protestuesve dhe forcave të policisë.

Fillimisht ka qenë një protestë paqësore e nxënësve, që më pas ka degraduar për shkak të penetrimit mes protestuesve të grupeve të anarkistëve.

Këta të fundit hodhën kundër policisë në sheshin Syntagma gurë dhe bomba Molotov, ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me përdorim masiv të gazit lotsjellës.

Anarkistët dëmtuan stacione autobusash urbanë, vitrina dyqanesh e bankash, ndërsa thuajse u shkatërrua një kafe si dhe një bankomat në rrugën “Panepistimiu”. Në këtë rrugë, si dhe në atë “Stadiu”, policia ka ndaluar qarkullimin e mjeteve.

Situata vazhdon të jetë e acaruar.

Më herët, nxënës nga shkollat e Athinës protestuan kundër reduktimeve qeveritare në buxhetin për arsimin. Reduktimet kanë krijuar mungesa të mëdha në materiale mësimore dhe personel, që nuk po korrigjohen, edhe pse kanë kaluar dy muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor.

SHKARKO APP