Ish- kryeministri turk: Shqiptarët dhe turqit janë një familje
Pas ligjëratës së mbajtur në Universitetin e Tetovës, ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutogllu, u pyet për përkrahjen e shtetit turk ndaj shqiptarëve dhe marrëdhëniet shqiptaroturke.
Davutogllu tha se kur flitet për marrëdhëniet shqiptaro-turke, njerëzit mendojnë se bëhet fjalë për dy palë.
“Nuk është ashtu! Shqiptarët dhe turqit janë një. Nuk mund të ketë dy palë mes vëllezërve”, theksoi Davutogllu.
Ai gjithashtu tha se shqiptarët nuk janë të vetëm, dhe se gjithmonë duhet ta dijnë se ka 80
milionë shqiptarë që jetojnë në Turqi. “Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete. Kjo nuk është
plotësisht e saktë. Llogariteni sikur në Turqi jetojnë 80 milionë shqiptarë”, theksoi Davutogllu.
Pasi përfundoi ligjëratën në Universitetin e Tetovës, Davutogllu pranoi dhurata nga
përfaqësues të këtij institucioni, për të vazhduar vizitën e tij në Tetovë duke vizituar Xhamilë e
Larme, ku edhe do të falë namazin e drekës, njofton Shenja.