Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:52 Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë” Regjimi i Mauricio Pochettinos në krye të Manchester United filloi me një makth, pasi Yoro u ndëshkua me karton të kuq në mënyrë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-ngociatori shqiptar me Greqinë: Dëshmia e hidhur, por e vërtetë e Kotcias për kufirin

Politikë E hënë, 13 Shtator 2021 20:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Petrit Kasemi*

Nëpërmjet lajmeve u njohëm me një intervistë te ish-ministrit te Jashetem grek Nikolla Kocias dhënë së fundmi në një radio greke. Në këtë intervistë ai ben një deklaratë të hidhur por të vërtetë ku dëshmohet nga goja e këtij ish zyrtari të larte grek, se…” Problemi ynë është në veri ku ushtria greke nuk njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë…”.

Me këtë fakt skandaloz grek jemi ballafaquar hapur rreth 23 vjetë më parë, fakt që ka lënë shije të hidhur në kujtesën e negociatorëve dhe specialistëve shqiptarë gjatë diskutimit për arritjen e një Marrëveshje për Riparimin e vijës kufitare tokësore midis të dy vëndeve fqinje.

Si një ish-specialist i marrëdhënieve shqiptaro-greke me këtë rast po ritheksoj përsëri këtë të vërtetë të hidhur që është burimi i provokimeve dhe acarimeve ciklike te herepashershme ne marredhenit midis dy vendeve, si në rastin e fundit në Bularat.

Kujtoj se me dëshirën e të dyja palëve, në kuadër të Komisionit të Përbashkët shqiptaro-grek më 1994-1995 u formua Nënkomisioni i Përbashkët për Kufirin. Në të bënin pjesë ekspertë ushtarakë me nivel të lartë teknik e profesional si dhe përfaqësues të dy Ministrive të Jashteme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në takimin e dytë zyrtar në Athinë ku do të finalizohej dokumenti bazë, i cili ishte një Protokoll Marrëveshje Kuadër për t’u zbatuar në parim nga të dy vendet në terren, pala greke gjatë bisedimeve në Ministrinë greke të Mbrojtjes shpalosi një qëndrim dhe koncept të papranushëm e jashtë realitetit të gjërave.

Habija jonë ishte po kaq e madhe po të shtojmë këtu se përballë nesh ishte pozicionimi i ekspertëve të një vëndi antar te BE –së, nga goja e të cilëve zyrtarisht u shpalos një koncept tronditës. Për hir të interesit për një fqinjësi të mirë, Shqipëria nuk i ka denoncuar këto koncepte, që pohoheshin nga ushtarakë të lartë grekë, dhe jo nga individe dosido apo qarqe të caktuara “ekstremiste”, siç është thënë shpesh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por ç’farë thanë ushtarakët e lartë grekë? Në dallim nga takimi i parë në Tiranë, në Athinë pala greke e nisi pozicionimin në bisedime me një formulim jo të saktë. Ajo iu përmbajt pikëpamjes që dokumenti të quhej “Përcaktimi i Vijës Kufitare“. Kjo u kundërshtua nga pala jonë dhe palës greke iu bë thirrje menjëherë që të korrigjonte përdorimin e termave, sepse ne nuk ishim mbledhur të përcaktonim vijën e kufirit, por për të lidhur një Marrëveshje për Riparimin dhe Mirëmbajtjen e Vijës Kufitare Tokësore.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Mbas kësaj ndërhyrjeje serioze, pala greke kërkoi ndjesë se “u shprehëm gabimisht dhe u keqkuptuam“.

Por nuk mjaftoi me kaq. Ajo që na shkaktoi habi dhe madje tronditje ishte qëndrimi këmbëngulës grek që në dokumentin e Protokoll Marrëveshjes të shënohej se riparimi i piramidave kryesore dhe dytësore të bëhej duke i identifikuar ato sipas vijës ekzistuese në vënd rast pas rasti, duke ngulur këmbë që në Preambulën e Marrëveshjes nuk ishte e nevojëshme t’i referoheshim “dokumenteve ndërkombëtare, përkatësisht Protokollit Ndërkombëtar të Firences me Anekset përkatëse të vitit 1925 per Kufirin shqiptaro-grek”, dokumente që i posedonte secila palë.

Bisedimet zgjatën me orë të tëra. Konsensusi grek në formulimin e Marrëveshjes nuk po jepej pasi pala greke nuk pranonte qëndrimin tonë duke e quajtur si “të panevojshëm për të dy vendet“. “Duke u nisur nga vullneti i mirë që ekziston midis nesh për një marrëveshje për kufirin – ngulnin këmbë ushtarakët grekë – nuk ka nevojë t’i referohemi Marrëveshjes përkatëse ndërkombëtare pasi tingëllon si e kaluar në kohë dhe dëshmon se nuk kemi besim tek njeri- tjetri”.

Mbas një lufte të vërtetë nervash, ne si palë shqiptare kërkuam arësyet e qarta dhe të vërteta se përse pala greke nuk dëshironte të përmendej dokumenti bazë i kufirit shqiptaro- grek, ai i Protokollit të Firences, i cili përmban koordinatat e përcaktuara e të detyruara ndërkombëtarisht.

Kryenegociatori i palës greke na dëshmoi se “nuk mund ta vëmë këtë emërtese apo t’i referohemi koordinatave që kanë përcaktuar ndërkombëtaret për kufirin shqiptaro-grek”, mbasi siç pohoi ai “do të kritikohemi nga qarqet ekstremiste dhe nacionaliste greke të cilët nuk e njohin Protokollin e Firences dhe vijën kufitare që ekziston midis nesh…”

“Po të  citojmë këtë dokument – vazhdoi më tej ai – do të na kritikojë opinioni i brendshëm publik për shitje të interesave kombëtare greke. Prandaj na kuptoni se jemi në pozitë të vështirë dhe duhet ta anashkalojmë këtë gjë duke proceduar direkt në terren atje ku mungojnë piramidat apo duke riparuar të dëmtuarat në vend sipas hartave që kemi (nënkupto “hartat greke” si në rastin e ujërave-Shënimi im) dhe vijës ekzistuese reale“.

Kjo ishte tepër skandaloze. Përgjigja jonë ishte e prerë e pa ekuivoke: “Ne nuk jemi këtu si përfaqësues të shoqatave apo qarqeve nacionaliste, por përfaqesuesit zyrtarë dhe seriozë të dy vëndeve të cilat duhet të respektojnë dokumentacionin ndërkombëtar të kufirit që na e kanë përcaktuar ndërkombëtarët në Protokollin e Firences dhe që në jemi të detyruar ndërkombëtarisht ta respektojmë pikë për pikë, për çdo gjë që lidhet me punime në këtë vijë kufitare, duam apo nuk duam ne.

Prandaj ne e kundërshtojmë si jo realiste dhe distancohemi nga ky deklarim grek i papranueshëm mbasi edhe në Shqiperi ka njerëz që e kërkojnë kufirin etnik në Artë e Prevezë, por ne nuk jemi përfaqësues të tyre në këtë rast, por të shtetit shqiptar.

Në se dëshironi të respektojmë aktet nderkombetare, le të firmosim kështu siç kërkohet ndërkombëtarisht; në të kundërtën, ne nuk jemi dakord dhe do të ndërpresim bisedimet dhe do vëmë në dijeni BE dhe organizmat ndërkombëtare se ju nuk i njihni këta kufi..”.

Para kësaj situate në dukje kaotike, por në thelb të llogaritur, pala greke kërkoi pushim dhe pasi mori udhëzime nga qëndra e tyre, pranoi formulimin të ekspertëve shqiptarë në përputhje me marreveshjet dhe dokumentacionin ndërkombëtar që ekziston për të dy vëndet për vijën kufitare tokësore.

Tash nuk kemi dijeni se si ka ecur më tej kjo marrëveshje. Deklarata dëshmi e ish-ministrit te Jashetem grek Kocias, është një dëshmi më së fundmi kurajaoze dhe e mirëpritur dhe i bën nder një ish kryediplomati.

Ajo hedh drite se nga vjen e keqia. Kjo deshmon pa ekuivok se e keqja dhe provokimi i marrëdhënieve shqiptaro-greke vinë nga këto qëndrime të fqinjit tonë dhe jo nga qëndrimi apo sjellja e shtetit dhe qeverive shqiptare qe jane as në diell e as në shi.

*Ish- diplomat dhe anëtar i grupit negociator shqiptro-grek (1995) për kufirin tokësor. TemA

  • Deklaratë e fortë e ish-ministrit Kotsias: Ushtria greke nuk e njeh kufirin me Shqipërinë
  • Panajot Barka: Në varrimin e Kacifas nuk kishte asgjë antishqiptare 
  • Motra e Kacifas akuzon në mediat greke: Avionë fluturonin mbi shtëpinë tonë!
  • Grekët çojë Kacifas në BE. PE u rrëzon kërkesën për rezolutë
  • Greqia nderon ekstremistin Kacifas me bust dhe një emër rruge
  • Tifozët grek me flamuj të Vorio Epirit, Federata helene hesht (FOTO)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 57 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.