Italia në zi, i jepet lamtumira e fundit policit të vrarë
Funerali i karabinierit, Mario Cerciello, i cili u qëllua për vdekje mesnaten e 25 korrikut në Romë u zhvillua sot në kishën e Santa Croce në orën 12:00.
Kisha e Santa Croce është plotë me njerëz, kjo është e njëjta kishë ku rreth një muaj më parë karabinieri u martua me Rosa Maria Esilio. Madje edhe sheshi, është rrethuar nga flamuj trengjyresh dhe është mbushur me njerëz, ku numri i të cileve mendohet të kaloje mbi një mijë.
Në ceremoni, njoftuan se do marrin pjese edhe nënkryetari Luigi Di Maio, Matteo Salvini, presidenti i dhomës Roberto Fico dhe kryetaria e bashkisë së Romës, Virginia Raggi. Pas mbërritjes së tij, Salvini u përshëndet me duartrokitje. Disa nga zonjat e ndaluan atë duke i thënë: “Mbroni djemtë tanë”.
Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, dergoi një kuror me lule në kishë, duke shprehur keqardhjen e tij për humbjen.
Burimi: Corriere della Sera
/Koha Jone/