Ivanov: Platforma shqiptare rrënon shtetin

Takimi i Presidentit maqedonas Gjorge Ivanov me Kreun e Këshillit Europian Donald Tusk, duket se nuk i ka dhënë frytet e pritshme, pasi Ivanov e ka ashpërsuar edhe më shumë retorikën kundër Platformës shqiptare, për të cilën tha se rrënon shtetin.

Këto komente Ivanov i bëri menjëherë pas takimit me Tusk.

Kreu i KE-së, Donald Tusk, sikurse edhe zyrtarë të tjerë të lartë të unionit, pret një vendim të arsyeshëm nga presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, për daljen nga kriza politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo krizë e vazhdueshme politike bllokon vendin tuaj në rrugën drejt eurointegrimit. Ju ngelet juve të gjeni një zgjidhje, që do të jetë e bazuar në parimet demokratike, te mirësjellja, por që të jetë edhe e arsyeshme”, është shprehur Tusk në lidhje me krizën politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Ivanov duket se nuk ndërron qëndrim për mandatimin e Zoran Zaevit për formimin e qeverisë.

“Me Tusk biseduam për situatën e tanishme politike në Maqedoni. E kam njohur për obligimet kushtetuese e mia si kryetar dhe me praktikën që nga viti 1992 për mënyrën e dhënies së mandatit. Qëndrimi im është i qartë se qëndrimi im mbetet i pandryshuar dhe se pengsa juridike dhe politike duhet të hiqet, qeveria duhet të mos kundërshtohet nga askush dhe se vendimi im është parandalues. Një qeveri e shantazhuar është një qeveri jo stabile. BE-ja është garantuese e dy marrëveshjeve, ajo e Ohrit dhe e Përzhinos. Imperativ i liderëve partiak është zbatimi i reformave urgjente, reformat evropiane dhe jo zbatimi i platformave që rrezikojnë shtetin, rrezikohet sovraniteti i shtetit, shantazhohet përbërja e qeverisë së re, shkelen marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, manipulohen qytetarët me çështje jashtë marrëveshjes së Ohrit dhe kërkohet ndryshim i Kushtetutës, nxiten përplasje ndëretnike”, deklaroi Ivanov

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?