Ja çfarë duhet të vendosë Xhaferi në vend të flamurit shqiptar sipas Zaevit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë të dhënë për televizionin “N1” i pyetur lidhur me idenë për “Shqipërinë e Madhe” ka thënë se pak njerëz flasin për ide të tillë dhe se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është te kufijtë e hapur dhe mobiliteti i qytetarëve.

I pyetur se çfarë mendon lidhur me faktin që në tryezën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, qëndron flamuri shqiptar, Zaev tha se kjo nuk është në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë.

Sipas tij, flamuri nuk duhet të qëndrojë në tryezën e kryetarit të Parlamentit, por aty duhet të qëndrojë fotografia e “fëmijëve dhe bashkëshortes”

“Besoj se Xhaferi do ta respektojë Kushtetutën dhe rregulloren për punën e Kuvendit”, ka thënë Zaev.

SHKARKO APP