Ja si pritet të jetë vjeshta në Maqedoni
Vjeshta në Maqedoni pritet të jetë me temperatura mesatare dhe sasi të reshjeve në nivele mesatare nga vitit 1981 deri në vitin 2010.
Sipas informacioneve të DPHM-së, temperatura prej shtatorit deri në nëntor pritet të jetë me lëvizje prej plus/minus një gradë në krahasim me mesataren.
Temperatura mesatare mujore për shtator-tetor-nëntor 1981-2010 ka lëvizur në kufij prej rreth tetë gradë në pjesët malore deri 17.9 gradë të matura në Gjevgjeli, ndërsa reshjet mesatare të përgjithshme vjeshtore janë prej 127 milimetra të matura në stacionin meteorologjik në Shtip deri 326,6 milimetra në Lazaropole.
Nuk përjashtohet mundësia nga fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit të ketë vazhdim të verës, periudhë e ngrohtë dhe e thatë.