”Javën e ardhshme takim krize me dy palët”, Borrell e konsideron arrestim kapjen e 3 policëve

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell e quan arrestim kapjen e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Ai tha se janë duke tentuar të kuptojnë se çka ka ndodhur saktë më këtë rast.

“E dini që ka ndodhur një incident rreth arrestimit të tre oficerëve policorë të Kosovës dhe ne jemi duke provuar ta vërtetojmë se çka saktësisht ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe me të dyja palët për të marrë vesh se çka çoi në këtë arrestim”,-tha Borrell.

Nga ana tjetër, Borrell njoftoi se do të organizojë një për t’u marrë me krizën, duke bërë thirrje për qetësi në terren.

“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, tha para gazetarëve.

SHKARKO APP