Jep dorëheqje kreu i inteligjencës së Serbisë, Aleksandër Vullin: BE dhe SHBA kërkojnë kokën time…

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandër Vullin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Vullini nëpërmjet një komunikate.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Më 11 korrik, Vullin ishte futur në listën e sanksioneve amerikane.

Sipas Thesarit, Vullin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një njoftim më 3 nëntor, Vullin tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe, të cilat ai i krahasoi me “ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914”.

“Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vullin.

SHKARKO APP