“Ju flet Moska”: Sekreti sa i madh, aq dhe i thjeshtë i politikës shqiptare
Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij “Ju flet Moska” sqaroi se kush janë përgjegjësit kryesore të Shqipërisë në këto 28 vite. Referuar parimit të “Briskut të Okamit”, Myftaraj tha se vendi ne keto 28 vite është qeverisur nga komunistët. Sipas tij kur shqiptarët ta kuptojnë këtë të vërtetë atëherë do të ndryshojnë gjërat në këtë vend.
Myftaraj: Në shkencën e logjikës ka një parim, quhet “Brisku i Okamit” sipas emrit të autorit. Në shqip ky parim thotë kështu: Për një probem të vështirë një çështje të pazgjidhur, zgjidhja më e mirë, shpjegimi më i mirë është ai më i thjeshti. Pra nëse kemi një çështje të ngatërruar dhe duam një shpjegim logjik, shpjegimi më i mirë është ai më i thjeshti.
Nëse doni një çështje të ngatërruar kjo është politika shqiptare e këtyre 28 viteve të tranzicionit. Para saj ishte më e thjeshtë, ishte dikataturë. Kur them një problem në politikë, në të gjithë botën politika quhet problematike kur midis atyre që premton dhe atyre që realizon ka një diferencë të madhe, jo vetëm që realizon pak por i shkakton vendit goditje, trauma.
Si mund të zbatohet parimi i “Briskut të Okamit” në politikën shqiptare të këtyre 28 viteve.
Këtu janë të gjithë njerëzit që janë përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur në Shqipëri këto 28 vjet. Enver Hoxha ka vdekur në 1985, por shumë nga këta kanë imituar atë në kushtet e kohës.
Është Ramiz Alia, i fundit sundues komunist i vendit dhe i pari i pretenduar president i pluralizmit. Është Fatos Nano i pari kryetar i PPSH që u shndërruar në PS. Është Sali Berisha, një ish-komunist që në 1990 doli një nga liderët e opozitës anti komuniste.
Azem Hajdari një kandidat partie që mori përsipër që të jetë lideri i lëvizjes studentore që do të rrëzonte regjimin komunist.
Janë pastaj trashëgimtarët e tyre, trashëgimtari i Nanos është Edi Rama dhe Lulzim Basha trashëghimtari i Sali Berishës. Ilir Meta i cili u shkëput nga PS por që bënte të pamundurën për tu dukur se ishte mbrojtësi i trashëgimisë komuniste më shumë se ata që ishin komunistë.
Pra ajo që bie në sy është se kjo listë mund të ketë vend për Gramoz Rucin ish-mjinistri i fundit i Brendshëm komunist, ose Aleksandër Meksin, kryeministrin e parë të qeverisë së PD, i cili kishte qenë kandidat i partisë së punës.
Edhe ata që nuk kanë qenë komunistë kanë imituar liderët komunistë sipas kushteve të kohës, aq sa do cuiditeshin dhe këta vetë.
Pra thelbi këtu është që ai parimi i Okamit, mund të shprehet për çfarë ka ndodhur në Shqipëri në 28 vjet përgjegjësia është e komunistëve shqiptarë të shpërndarë në të dy anët e politikës.
Në njërën anë, Ramizi i cili luajti me të dyja krahët, Fatos Nano, Sali Berisha dhe më pas pasuesit, Rama dhe Basha të cilët janë drejtpërdrejt të kycur në këtë linjë.
Komunistët shqiptarë nuk ebënin dot këtë lojë nëse perëndimi nuk do ti pranonte si partnerë në 1990. Pra perëndimi i pranoi si partnerë dhe i tha ju tani do të transformoni Shqipërinë nga vend komunist në vend demokratik. Ajo që ndodhi e shohim të gjithë.
Komunistët bënë atë që dinë bëjnë të gjithë, kaosin në interes të tyre. Kaosin e organizuar për të përfituar partia. Këtë e kanë shkruar që në manifestin komunist. Aty thuhet me mburje komunisti s’ka atdhe dhe PK i vihet roli i atdheut. Gjithcka bëhet në emër të partisë. Ajo që për të tjerërt është atdheu për atë është partia. Partia lulëzon mirë me kaosin e organizuar. Në kaosin e organizuar perëndimi ka patur iluzionin e rremë se komunistët shqiptarë ishin faktor i domosdoshëm stabiliteti në vend. Në fakt ishte kundërta, ata ishin faktor destabiliteti brenda vendit por shtireshin sikur ruanin stabilitet në raport me jashtë kufirit të vendit.
Perëndimi ka dështuar në partneritetin me komunistët shqiptarë.
Shqipëria ka pasur 160 mijë komunistë në 1990, nga këta jo me shumë se 1/3 janë përzjerë në këtë histori të pistë të tranzicionit. Një pjesë e madhe kanë emigruar një pjesë është marrë me punë të ndershme. Por bërthama politike e PP është përgjegjësja nga të dyja krahët, nga PD, PS dhe LSI.
Këtë të vërtetë të thjeshtë kur ta kuptojnë shqiptarët atëherë do të ndryshojnë gjërat në këtë vend.
/Ora News