Sot janë kapur rreth 30 kg marijuanë në Greqi, ndërsa janë arrestuar një shqiptar dhe një greke. Operacioni është zhvilluar në aksin Korinth-Athinë. Ndalohet nje mjet qe dyshohet se vinte nga kufiri greko-shqiptar.
Brenda ne mjet u gjeten dhe sekuestruan 22 pako me 28 kg 205 gram marijuane. U sekuestruan gjithashtu edhe 4350 euro dhe 3 telefona celulare. Ne pranga nje shqiptar 45-vjec dhe nje greke 53-vjec.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuane që vinte nga Shqipëria.
