Kapen dy spiunët në Kosovë, bashkëpunonin me shërbimin sekret serb. Detajet e para

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës kanë vënë në pranga dy persona në komunën e Ferizajt të akuzuar për spiunazh në favor të Serbisë.

Autoritetet kryen disa kontrolle në Ferizaj mëngjesin e së mërkurës dhe në fund të operacionit arrestuan dy persona me nënshtetësi kosovare. Të arrestuarit janë shtetasit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe, teksa ende nuk dihet me qartësi roli i tyre apo informacionet që kanë kaluar.

Bedri Shabani më herët ka punuar në Doganën e Kosovës dhe është pushuar nga kjo detyrë rreth 20 vjet më parë. Shkarkimi i tij sipas doganës kishte ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit Etik së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.

SHKARKO APP